Testi i saktësisë së shpërndarësit dhe instrumenteve matëse të tij kryhet duke përdorur metodën e volumit bazuar në shpërndarjen e një sasie të specifikuar të lëngut në një enë reference të referuar në një normë/vlerë të përcaktuar të rrjedhës.
Për kryerjen e këtij testi, Noa Inspect përdor paisje matësë të një saktësie shumë të lartë. Paisjet janë prodhur të dhe kalibruar në vendet e Bashkimit Europian, nga kompani lider në sektor.
Noa Inspect ka të drejtë të kryejë dhe auditime shtesë, bazuar mbi një analizë të riskut. Kjo procedurë (e cila do të bëhet pa asnjë tarifë shtesë) do të marrë forma të ndryshme. Disa verifikime mund të kryhen duke u fokusuar vetëm te inspektimi vizual (kryesisht kontrolli i vulave apo shenjave të tjera dalluese), por mund të ketë dhe auditime që do përfshijnë dhe testin e saktësisë, duke përdorur një ose disa enë të sistemeve matëse.
Shkeljet e identifikuara gjatë procesit të auditimit do të trajtohen në të njëjtën mënyrë, si dhe ato të identifikuara gjatë verifikimit periodik.