Shërbimi i kontrollit ligjor të instrumeteve matës, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm kryhet nga Noa Inspect duke përdorur paisjet më të mira matëse si dhe softëare të avancuar që mundësojnë kontroll në real time të Shërbimit, për të garantuar një transparancë sa më të madhe.
SHËRBIMI QË NE JAPIM
DIGJITALIZIMI
Ne ecim me kohën
Rezultatet e procedurave të mësipërme do të hidhen nga inspektorët e Noa Inspect në pajisjet e tyre hand held (tablet), ku do të bëhet dhe llogaritja bazuar mbi matjet. Bazuar mbi këto procedura do të vlerësohet nëse shpërndarësit i përmbushin kërkesat teknike dhe metrologjike ligjore. Nëse këto kërkesa nuk përmbushen, atëherë shpërndarësit do të duhet të bllokohen dhe Noa Inspect do të vendosë shenjë dalluese.



Procesi i kryerjes së shërbimit
Komponentët kryesorë të procesit të verifikimit janë:
- Kontrolli vizual
- Testi i saktësisë
- Testet e pajisjeve ndihmëse dhe suplementare
Noa Inspect
Të drejtat
- Shoqëria koncesionare ka të drejtën e vetme dhe ekskluzive të kryejë shërbimin,objekt i kontratës së koncesionit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, gjatë gjithë periudhës koncesionare.
- Koncesionarit i është garantuar respektimi i plotë nga të gjithë palët e interesuara, përfshirë edhe palët e treta, e të drejtave dhe kompetencave që i janë dhënë me anën e Kontratës së Koncesionit.
- Shoqërisë Koncesionare i garantohet zbatimi I rendit publik dhe kushteve të sigurisë të shërbimit, objekt i koncesionit, duke përfshirë por pa u kufizuar në aksesin në të gjithë pikat e karburanteve dhe gazit të lëngshëm.
- Koncesionare ka të drejtë të aksesojë të gjithë Pikat e Karburantit dhe gazit të lëngshëm pa nevojë lajmërimi paraprak ndaj Subjektit të Detyruar.
- Koncesionari ka të drejtë të kryejë inspektime/verifikime shtesë të subjekteve të detyruara, jashtë frekuencës së zakonshme së rënë dakort me Autoritetin Kontraktues, pa aprovimin paraprak të Autoritetit Kontraktues apo subjektit të detyruar që do inspektohet.Gjithashtu koncesionari ka të drejtë të bëjë kontrolle rutinë pë t’u siguruar që shpërndarësi I karburantit dhe gazit të lëngshëm që kanë rezultuar me problem dhe nuk janë riparuar, nuk janë në përdorim.
- Koncesionari ka të drejtën e bllokimit të mënjehershëm të instrumentit matës në rastet e mosplotësimit të kërkesave teknike dhe metrologjike ligjore dhe ose vendosjen e një shiriti apo të një shenje tjeter dalluese, me efekt njoftimin e qytetarëve , që shpërndarësi përkatës pas verifikimit ka rezultuar me probleme dhe që nuk duhet të përdoret më nga Subjekti I Detyruar , deri në heqjen e shiritit dhe /ose shenjave të tjera dalluese nga koncesionari , që do të bëhet pas riparimit të shpërndarësit dhe pas kryerjes së verifikimit pas riparimit.
- Noa Inspect kryen kontrollin dhe sigurimin e regjimit automatik.
- Koncesionari ka të drejtë që në rastet kur nga verifikimi rezulton që instrumenti matës ligjor I kontrollueshëm nuk plotëson kërkesat teknike/metrologjike, të njoftojë Autoritetin Kontraktues.
Koncesionari ka të drejtë të publikoje në faqen e internetit të shoqërisë koncesionare emrat e pikave të karburantit të cilat:
- Nuk kanë kryer pagesën dhe nuk janë verifikuar,
- Kanë hequr shiritin dhe/ose shenja të tjera dalluese/njoftuese, sikunder parashikohet në kontratën e koncesionit.Në raste të shkeljes së kësaj pike, koncesionarit I lind e drejta që të dorëzojë denoncimin në organet kompetente.
- Rezultojnë se e kanë në përdorim instrumentin mates ku jane identifikuar problem teknike/metrologjike.
