Rreth Neshh
NOA INSPECT

Shoqëria Konçesionare NOA INSPECT” sh.p.k (“Noa Inspect”) është themeluar nga shoqëria Noa Control sh.p.k, e cila zotëron 100% të aksioneve të Noa Inspect.

Noa Control sh.p.k (www.noacontrol.al) është kompania lider në fushën e inspektimeve dhe certifikimeve në Shqipëri, me një gamë të gjerë shërbimesh. Në Qershor 2019 Noa Control  sh.p.k u shpall fituese e tenderit për koncesionin e shërbimi i kontrollit ligjor të instrumeteve matës, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm.

Noa Inspect është themeluar nga Noa Control për të zbatuar Kontratën e Koncesionit për Shërbimin e kontrollit ligjor të instrumeteve matës, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm, në përputhje me kërkesat e Kontratës së Koncesionit.

Rreth Nesh
Vizioni

Noa Inspect është e angazhuar për: Përmirësimin e standarteve të kontrollit ligjor nëpërmjet verifikimit të instrumentave matës ligjërisht të kontrolluar. Te Noa Inspect ne jemi të bindur që përdorimi i parimeve dhe praktikave manaxheriale drejt vlerave arrijnë rezultate më efiçente dhe konkurruese dhe për rrjedhim sigurojnë rritje të qëndrueshme dhe fitimprurëse. Reputacioni i Noa Inspect është një nga asetet tona më të vlefshme dhe një element kyç në zhvillimin e shërbimeve. Për këtë qëllim, paanshmëria, pavarësia dhe integriteti janë gurët e themelit të Kodit tonë të Etikes. Të gjitha vlerat tona janë ndarë dhe nënshkruar nga stafi ynë, duke ri-forcuar kështu unitetin dhe kohezionin, që na ndihmon për të arritur objektivat tanë strategjikë të rritjes së qëndrueshme dhe fitimprurëse.

Rreth Nesh
Misioni

Të kryejë kontrollin ligjor të instumenteve matës nëpërmjet verifikimit të shpërndarëseve të karburantit dhe gazit të lëngshëm të subjekteve nëpërmjet testimit në perputhje me kërkesat teknike metrologjike, bazuar në procedurat teknike të miratuara në perputhje me standartet kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe rekomandimet e OIML-së, për të arritur nivel te lartë të shërbimit të ofruar dhe për të garantuar besueshmërinë te konsumatori. Të përmiresojë në një nivel sa më të lartë rezultatet operacionale në gjithë pjesët përbërese të shoqërisë nëpërmjet implementimit të standartit ISO 17020:2012 si dhe të plotesojë vazhdimësinë dhe ti paraprijë parashikimeve të parashtruara ose të nënkuptuara të Subjekteve nëpërmjet veprimeve te përditshme.

One Team One Dream

0